Moderatorja shumë e dashur për ekranin shqiptar, Arbana Osmani, në foton e fundit të publikuar në rrjetine saj social instagram, ka vendosur që ta shkruajë përshkrimin në gjuhën angleze. Në krah Vjosa Berishës, ajo i ka dedikuar shkrimin: “Vajza më guximtare që njoh. Të dua shumë”.
Por mesa duket ky shkrim nuk është pritur mirë nga një komentuese, e cila e kritikon faktin që ne shqiptarët përdorim anglishten në rrjetet sociale.
“Gjithmon shkruan anglisht po neve qe nuk dime anglisht si do i mesojme se çfar shkruan ?une qe po te shkruaj i ndjek shpesh se çfar hedh ne instagram por fatkeqesisht nu di se çfar shkruhet Je shqipetare shkruaj shqip per te gjithe ndjekesit qe te adhurojne Me shum respect”, shkruan ajo, koment që nyk ka marrë një përgjigje nga Arbana Osmani.
View this post on Instagram