Lukaku firmos kontratën e re, por jo atë që presin të gjithë…

Të gjithë po presin zyrtarizimin e kalimit të Romelu Lukakut te Chelsea dhe firmën mbi kontratën e re, ndërsa sulmuesi belg ka firmosur një tjetër kontratë.

28-vjeçari ka vendosur të zgjasë bashkëpunimin me agjentin e tij, Federico Pastorello. Ky i fundit ka bërë publik akordin me anë të një postimi në Instagram.

“Krenar të njoftoj zgjatjen e kontratës së përfaqësimit të Romelu Lukakut. Përsëri së bashku deri në 2023! Ti je mbreti im“, shkruan agjenti italian në foton me bomberin.

LEXO EDHE  Vllaznia “mbush arkat”, ja sa përfiton klubi shkodran nga sponsori i ri

Interi ka pranuar ofertën e Chelsea, duke shitur goleadorin kryesor të dy viteve të fundit për shumën e 115 milion eurove te kampionët e Evropës.