Një aksident ka ndodhur në Gjirokastër në afërsi të NSHN-së.
Mësohet se dy automjete me targa greke, njëra tip Hyundai dhe tjetra Ford janë përplasur, dhe si pasojë janë plagosur lehtë drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer.
Informacionet paraprake bëjnë me dije se të plagosurit janë emigrantë që kanë ardhur në Shqipëri.
Mendohet se shkak për aksidentin ka qenë një parakalim i gabuar, ndërsa në vendngjarje ka shkuar ambulanca dhe policia.