Policia gjermane arrestoi një punonjës të Ambasadës Britanike pasi akuzohet se ka spiunuar për Rusinë.
Britaniku, i identifikuar si David S., ndodhet në qelinë e paraburgimit dhe po merret në pyetje për detyrat që i janë caktuar.
Hetimet kanë zbuluar se i akuzuari ishte në kontakt me një anëtar të shërbimit të inteligjencës ruse, të paktën që në nëntor 2020, e se iu ka dhënë disa dokumente rusëve në këmbim të një sasie parash.
Po ashtu, hetuesit kanë kontrolluar shtëpinë dhe zyrën e diplomatit, ndërkohë vazhdojë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.