Ylli Manjani, ish-ministër i Drejtësisë, ka dalë hapur kundër nismës që mbrohet nga Edi Rama ” Ballkani i hapur”. Manjani shprehet se Shqipërinë në atë pis-ballkan të hapur, veçse e mbyll, e rrudh, e lodh, e mpak.
“Le të thotë ç’të dojë. Të marrë çdo vendim që ka në dorë të marrë. Të shkruajë ç’ti thotë rradakja në FB e Twitter. Le të tallet sa të dojë e me kë të dojë, për aq kohë sa është aty ky është.
Le të këndojë me Goranin e të rrijë me cilin viç të dojë. Shqipërinë në atë pis-ballkan të hapur, veç e mbyll. E rrudh. E lodh. E mpak. E shpërbën, ashtu dalngadalë. Deri sa të gjejë Koçi Xoxen e radhës, kaq dëm Shqipërisë do ja bëjë…”, shkruan Manjani.
Postimi nga Ylli Manjani
Shqipëria veç mbyllet në “Ballkanin e hapur”.
Le të thotë ç’të dojë.
Të marrë çdo vendim që ka në dorë të marrë.
Të shkruajë ç’ti thotë rradakja në FB e Twitter.
Le të tallet sa të dojë e me kë të dojë, për aq kohë sa është aty ky është.
Le të këndojë me Goranin e të rrijë me cilin viç të dojë.
Shqipërinë në atë pis-ballkan të hapur, veç e mbyll. E rrudh. E lodh. E mpak. E shpërbën, ashtu dalngadalë.
Deri sa të gjejë Koçi Xoxen e radhës, kaq dëm Shqipërisë do ja bëjë…
Kurse kombit shqiptar dhe shqiptarëve nuk ka se ç’tu bëjë. Këta të fundit mund të mos jenë ende gati të konkurojë ekonomikisht në Europë, por janë gjithashtu gati të pjesë e një Jugosllavie të re…