Të rinjtë britanikë kanë festuar këtë fundjavë duke mbushur plot baret dhe klubet e natës në vend. Ata kanë shfrytëzuar lehtësimin e masave dhe kanë kaluar një mbrëmje me miqtë e tyre dhe padyshim me shumë pije alkoolike, ashtu edhe siç e kanë zakon.
Të dehur plotësisht, ata nuk i kanë ndalur “prapësitë” rrugëve të Londrës. Vajzat shihen të veshura ekstravagante, ndërsa djemtë i kanë “hapur punë” policisë, me zënkat dhe trazirat që kanë shkaktuar.