Një 78 vjeçar nga Berati, i cili kishte zgjedhur Zvërnecin për pushime, ka ndërruar jetë ditën e sotme pas një arresti kardiak.
“Më datë 08.08.2021, në orën 14:00, në plazhin e Zvërnecit, shtetasi E. H., 78 vjeç, banues në Berat, dyshohet se ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak duke u larë në det.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.













