Këngëtarja e famshme Britney Spears po kalon një periudhë shumë të vështirë për shkak të betejës ligjore me të atin për çështjen e kujdestarisë.
Artistja e famshme i ka shqetësuar së fundmi miliona ndjekësit e saj për shkak të postimeve në rrjete sociale. Ajo është shfaqur disa herë topless dhe fansat kanë dyshuar se mund të ketë sërish probleme me shëndetin mendor.
Së fundmi, gjatë një lidhje me ndjekësit, këngëtarja tregoi se është shumë mirë.
“Jam e sigurt që shumë prej jush po pyesni veten si jam. Meqë situata dihet dua t’ju them se gjërat janë më mirë sesa kisha menduar”-u shpreh këngëtarja.
Pyetjet e tjera kishin të bënin me gjërat e saj të preferuara dhe Britney tregoi: “Linja ime e preferuar e veshjeve është J.Cree sepse me pëlqen fakti që kanë rroba për meshkuj dhe femra.
Patatinat e preferuara janë Lays. Kënga e preferuar është “We can’t stop” nga Miley Cyrus.
Aroma e preferuar e parfumit është vanilje sepse më pëlqen që është kaq e freskët, vajzërore dhe verore. Kam qenë gjithmonë një vajzë që pëlqente vaniljen”.














