• Kontakt
Monday, June 22, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Qeveria financon mbeturinat me 97 mln euro, 1/4 u shkon dy inceneratorëve

07:56 : 06/08/2021
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, SOCIALE

Qeveria shpalli programin e shpenzimeve deri në vitin 2024, ku menaxhimi i mbetjeve do të jetë ndër zërat kryesorë të investimeve me një vlerë totale prej 10.7 miliardë lekësh, ose 87 milionë euro, nga të cilat 26% do të shkojnë për financimin e dy inceneratorëve, atë të Tiranës dhe Fierit.

Nga vlera totale e menaxhimit të mbetjeve, 2.4 miliardë lekë ose 22 milionë euro shkojnë për financimin pjesor të inceneratorëve, pasi financimet për këto objekte kanë nisur vite më parë.

Në programin katërvjeçar, 2021-2021 inceneratori i Tiranës do të marrë financime direkte nga buxheti i shtetit 1,4 miliardë lekë ose 11,6 milionë euro, ndërsa inceneratori i Fierit do të financohet me 1,4 miliardë lekë ose më shumë se 11 milionë euro.

Vetëm në 4-mujorin e parë të vitit aktual qeveria financoi menaxhimin e mbetjeve urbane me 1,5 miliardë lekë ose rreth 12 milionë euro, teksa shumica e fondeve shkuan për ndërtimin e inceneratorëve (impiante të përpunimit të mbetjeve që po ndërtohen me kontrata PPP dhe menaxhohen nga privatet).

Lexo edhe:

BE synon barazinë e pagave mes grave dhe burrave

Përplasja për diasporën, Zhupa: Shqiptarët nuk mashtrohen me video propagandistike

Edhe 32 milionë euro për plehrat e Durrësit

Qyteti më i madh turistik në vend, Durrësi dhe zonat rreth tij u përmbytën për disa ditë nga mbeturinat në kulmin e sezonit turistik, duke e thyer keq imazhin e turizmit në vend. Problemet nisën pasi vend-grumbullimi i mbetjeve në Porto Romano u mbyll me Vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit nr. 06, datë 13.01.2020 “Për miratimin e lejes së infrastrukturës: “Mbyllja e vend-depozitimit të mbetjeve të ngurta dhe ndërtimi i ECO-PARK me vendndodhje në Bashkinë Durrës”, dhe Bashkia Durrës u la pa vend-depozitimin kryesor.

Zbatimi i vendimit nisi në fund të vitit të kaluar dhe që atëherë Durrësi përjetoi disa episode ku për ditë me radhë plehrat nuk u tërhoqën. Bashkia Durrës, sipas burimeve të saj, gjeneron mesatarisht 75 500 ton mbetje në vit.

Në fillim të korrikut, Këshilli i Qarkut të Durrësit i përcolli Komitetit të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve nga AKUMI (Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve) studimin për “Analizimin e opsioneve për menaxhimin e mbetjeve në Qarkun Durrës” me alternativat për zgjidhje të problematikës së mbetjeve”, ju jepte tre alternativa, një prej të cilave ishte dërgimi total i mbetjeve në inceneratorin e Tiranës. Për shkak të pamundësisë së Bashkisë për të paguar faturën me fondet e veta, kërkohej mbështetja e buxhetit të shtetit.

Së fundmi, qeveria miratoi vendimin për mbështetjen Bashkisë së Durrësit për menaxhimin/trajtimin e mbetjeve urbane në këtë qark për periudhën gusht-dhjetor 2021 deri në 2030. Rreth 3,8 mld lekë (32 mln euro) do të jetë mbështetja financiare që qeveria do t’i japë Bashkisë së Durrësit për menaxhimin/trajtimin e mbetjeve urbane në këtë qark për periudhën gusht-dhjetor 2021 deri në 2030./MONITOR

Lajme të lidhura

BOTA

BE synon barazinë e pagave mes grave dhe burrave

18:26 : 22/06/2026
AKTUALITET

Përplasja për diasporën, Zhupa: Shqiptarët nuk mashtrohen me video propagandistike

18:20 : 22/06/2026
BOTA

Pse Bullgaria po kërcënon të vërë veton ndaj sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë?

18:03 : 22/06/2026
AKTUALITET

Protesta/ Këlliçi nxjerr pamjet: Socialistët po nxisin konfliktin me videot e sajuara të emigrantëve

17:59 : 22/06/2026
BOTA

Kina nis hetimet, prani kimikatesh në pelenat Babycare, Huggies dhe Bibabebe

17:47 : 22/06/2026
BOTA

Inteligjenca Artificiale parashikon fituesin e mundshëm të Kupës së Botës, cili shtet kryeson listën

17:37 : 22/06/2026
Para

VIDEO/ Zjarr i përmasave të mëdha në Thirrë të Kalimashit

TË GJITHA

BE synon barazinë e pagave mes grave dhe burrave

18:26 : 22/06/2026

Përplasja për diasporën, Zhupa: Shqiptarët nuk mashtrohen me video propagandistike

18:20 : 22/06/2026

Pse Bullgaria po kërcënon të vërë veton ndaj sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë?

18:03 : 22/06/2026

Protesta/ Këlliçi nxjerr pamjet: Socialistët po nxisin konfliktin me videot e sajuara të emigrantëve

17:59 : 22/06/2026

Kina nis hetimet, prani kimikatesh në pelenat Babycare, Huggies dhe Bibabebe

17:47 : 22/06/2026

Inteligjenca Artificiale parashikon fituesin e mundshëm të Kupës së Botës, cili shtet kryeson listën

17:37 : 22/06/2026

Zbardhet dëshmia e vajzës së Fatos Lubonjës për dosjen “Partizani”

17:27 : 22/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetholiganbetcasibommeritbet girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetcasibomnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomjojobet girişmeritking girişjojobet girişdeneme bonusu veren sitelermariobetMadridbetmadridbetmariobetamgbahisgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetJojobetGrandpashabet