Afërdita Dreshaj i ka thënë “lamtumirë” Amerikës e së bashku me bashkëshortin dhe të birin ajo do të qëndrojë në Europë, konkretisht në republikën çeke në muajt në vijim.
Sipas “Prive”, zhvendosja e ka një arsye dhe lidhet me pjesën profesionale. Jakub Kindl, bashkëshorti i saj hokeist do të transferohet në një ekip europian, ndaj dhe familja do të zhvendoset.
Mesa duket, për partnerin e modeles ka ardhur koha për kapituj të rinj në sport.