Tre persona janë ndaluar në zonën e Lunxhërisë në Gjirokastër, pasi dyshohet se po tentonin të kultivonin rreth 1 mijë bimë kanabisi.
Kanabisi është gjetur në një zonë mjaft të pyllëzuar mbi fshatin Dhoskat, ndërsa nuk bëhen me dije identitetet e personave të shoqëruar.
Bimët janë zbuluar në sajë të informacioneve të marra në mënyrë operative nga policia e Gjirokastrës, ku ditët e fundit ka pasur një prani më të madhe të ”shtetit” në terren, për shkak të situatës me zjarret ku janë djegur dhjetra hektarë me pyje e kullota.