Vijon situata alarmante e zjarreve në Vlorë. Pas lajmit të dhënë nga Boldnews.al, drejt fshatit Gjormë dhe Kuç të Vlorës është nisur helikopteri, pasi flakët kanë dalë jashtë kontrollit.
Banorët kanë marrë masat e para kur kanë parë flakët të përhape pranë banesave të tyre. Bashkia e Selenicës ka kërkuar ndihmë nga Bashkia Vlorë pasi zjarrëfikësja nuk funksionon dhe nuk është bërë asnjë ndërhyrje nga ana e tyre.