Manchester City ka arritur të zyrtarizojë goditjen e deritanishme në këtë merkato vere, duke arritur të transferojë mesfushorin anglez Jack Grealish.
Pas një sërë negociatash, drejtuesit e City-t kanë pranuar që të paguajnë shumën e madhe prej 117 milionë euro në arkat e Aston Villa-s.
Kontrata e nënshkruar do ta mbajë 25-vjeçarin të lidhur me City-n për 6 sezonet e ardhshme, ndërsa bëhet anglezi më i shtrenjtë në histori.
“Unë jam jashtëzakonisht i lumtur që jam bashkuar me Manchester Cityn, pasi është skuadra më e mirë në vend me një trajner që konsiderohet si më i miri në botë. Për mua është një ëndërr e bërë realitet që të jem te ky klub”, ishin fjalët e parë të Grealish si lojtar i City-t.