Vasili “shpërthen” ndaj Ramës> Etalon i pacipësisë, i degraduar politikisht dhe moralisht

Petrit Vasili, nënkryetar i LSI, ka reaguar ashpër ndaj Kryeministrit Edi Rama për të cilin shkruan në rrjetet sociale se ka degraduar jo vetëm politikisht, por edhe moralisht.

Vasili i referohet dy episodeve që ndodhën dje në Himarë, ku u dhunua nga truprojat e Ramës një turist, sepse i tha Kryeministrit tradhëtar, ndërsa Edi Rama shfaqej duke fluturuar mbi një helikopter të FA-ve, në një kohë kur vendi është përfshirë nga flakët.

“Kudo gjetke kryeministri do të ishte dorëhequr pas turpeve të tilla, por Edi Rama dihet që është etaloni i pacipësisë dhe degradimit politik dhe moral”, shkruan Vasili.

Postimi nga Petrit Vasili

Trajektorja e degradimit te Rames, ketij” trimi bodigardesh”, nga goditja e emigrantit te helikopteri ne Himare!
Dy ngjarje te renda, por teper te qarta dhe ne nje dite te vetme, ishin dy penelata te mjaftueshme per te bere portretin e degradimit politik te Edi Rames ketij “trimi te vertete bodigardesh”.

Nje emigrant nga Kosova, Bekim Rashiti, qe jeton ne Zvicer e kishte ardhur per pushime ne Himare e quajti Ramen tradhetar, ndersa Rama tundej e shkundej ne rrugen buze detit ne Himare.

Bekim Rashiti u dhunua dhe ju rrembye edhe celulari nga bodigardet e Rames. U dhunua sepse tha te verteten qe Edi Rama qe po shetiste buze atij bregdetit himariot eshte po ai, qe po ben gjithshka per tua shitur detin e Shqiperise te huajve.

Ky gjel i ngrehur kryeministror dhe “trim bodigardesh” duket nje karikature e vertete tek perdridhet buze bregdetit himariot, qe i ka shumezuar me zero gjithmone tradhetaret si ky, kurdo qe ata jane shfaqur.

Ndersa dhuna ndaj Bekim Rashitit ishte thjesht prova e nje degradimi politik dhe social te neveritshem i nje kryeministri te degraduar ne cdo pikpamje dhe qe trimeria e te cilit fillon e mbaron brenda gardhit te bodigardeve te tij.

LEXO EDHE  Tentoi të korruptojë policin, arrestohet shoferi serb

Ne vendin e kapetaneve trima himariote ky “trim bodigardesh” duket nje mjerim i vertete.

Po ne Himare u pa qarte qe kryeefendiut te qeverise nuk i mjafton makina superluks qindra mijra euro, por do edhe helikopter ushtarak qe ne perfundim te shetitjeve te tija psikopatike te kthehej ne Tirane.

Ndersa vendi digjet nga flaket, ku po humben edhe jete njerezish dhe ku cdo mjet duhet te jete ne dispozicion per te perballuar situaten, ky kryeminister i degraduar jo vetem qe nuk shkon te ndjeke ne terren perballimin e katastrofes, por perdor edhe helikopterin ushtarak per qejf te tij.

Trajektorja nga dhunimi i emigrantit nga Kosova e deri tek perdorimi i turpshem dhe i paligjshem i helikopterit eshte prova se deri ku mberrin degradimi pa kufi i Edi Rames.

Kudo gjetke kryeministri do te ish dorehequr pas turpeve te tilla, por Edi Rama dihet qe eshte etaloni i pacipesise dhe degradimit politik dhe moral.

Megjithate perpara gjithe shqiptareve ne diten himariote te tij Edi Rama u shfaq lakuriq adhtu siç eshte, i eger ndaj njerezve te thjeshte dhe njeri qe shikon qejfet e tija ndersa vendi digjet.

Asnje qytetar shqiptar nuk ka te drejte te harroje kete dite kaq te rende, kur pushteti shperdorohet kaq rende nga nje kryeminister i degraduar “trim bodigardesh”.

Kjo trajektore vrastare nga emigranti te helikopteri eshte trajektorja e degradimit pa kthim te Edi Rames ketij “trimi bodigardesh”.

“Trimit te bodigardeve” i ka humbur krejt busulla e logjikes dhe e turpit, por i punon vetem logjika e degradimit dhe shperdorimit pa fre si cdo i kompleksuar paranojak, qe s’di çkerkon te rrembeje akoma, nga qejfet e deri tek parate publike e kufijte e Shqiperise.