Plagosja në Berat, arrestohet disa orë pas ngjarjes autori i dyshuar

Një 48-vjeçar u arrestua sot nga policia e Beratit, si autori i dyshuar për një plagosje.

Mësohet se i arrestuari G. D., 48 vjeç, banues në lagjen “Kushtrim”, Berat, mbrëmjen e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), G. K., 42 vjeç, banues në lagjen “Kushtrim”, Berat, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Kapet dhe arrestohet autori, i cili mbrëmjen e djeshme, plagosi me mjet prerës një 42-vjeçar.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi i shtetasit G. D., 48 vjeç, banues në lagjen “Kushtrim”, Berat, pasi mbrëmjen e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. K., 42 vjeç, banues në lagjen “Kushtrim”, Berat, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE  E rëndë në Vlorë/ Ndërron jetë 12 orë pas operaconit e reja 23-vjeçare

Pas marrjes së informacionit, shërbimet e Policisë kontrolluan zonën dhe bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e autorit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.