Aventura e Jens-Petter Hauge te Milani mund të zgjasë vetëm një vit.
Sipas “Sky Sport”, sulmuesi norvegjez është shumë pranë transferimit tek Eintrachti i Frankfurtit, në Bundesligë.
Flitet për një operacion që do të mbushë me 12 milionë euro arkat e klubit kuqezi.
Hauge do të zërë vendin e Amin Younes tek Frankfurt. Ky fundit pritet të firmosë me Al Shabab në Arabinë Saudite.