Me shfaqjen e variantit të ri të Covid, Delta numri i rasteve të reja në Maqedoninë e Veriut është rritur ndjeshëm gjatë ditëve të fundit.
Në raportin e fundit të ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit nga 5676 testime janë konfirmuar të infektuar me Covid 164 raste të reja dhe kanë ndërruar jetë edhe tre pacientë
Rastet e reja janë konfirmuar në Tetovë – 60, Shkup – 34, Gostivar -21, Kumanovë dhe Manastir – nga 8, Strumicë, Kërçovë, Dibër – nga 5, Shtip, Koçan – nga 4, Prilep, Strugë – nga 3, Berovë – 2 dhe Ohër, Pehçevë – nga 1.
Gjithashtu gjatë orëve të fundit betejën me Covid e kanë fituar 18 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 156.707, prej të cilëve 150.440 janë shëruar, ndërsa 5.497 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (4 gusht) është 770.