Aksidenti në Durrës/ Përplas 60-vjeçarin, ndalohet drejtuesja e mjetit

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në rrugën “Martin Camaj” në Durrës. Sipas policisë drejtuesja e automjetit tip “Benz” G.C., ka aksidentuar 60-vjeçarin R.M., i cili po lëvizte me biçikletë.

60-vjeçari ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, ndërsa drejtuesja e automjetit është shoqëruar në ambientet e policisë .

Sakaq grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Durrës/Informacion paraprak

LEXO EDHE  I dënuari në Itali për trafik heroine, prej vitesh doganier në Durrës

Më datë 04.08.2021, në orën 10:10, në rrugën “Martin Camaj” shtetësja G. C., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar biçiklisitin shtetasin R. M., rreth 60 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.