12 lojtarë nën moshën 23-vjeç, te Partizani mungon eksperienca

Partizani ka në kontingjent vetëm 24 lojtarë pas largimit të Jurgen Bardhit drejt Turqisë dhe ajo që është interesante, është se 12 prej tyre, janë nën 23 vjeç.

Pra, gjysma e ekipit të Partizanit “vuan” nga mungesa e eksperiencës, prandaj dhe ky është një sektor ku Daja mund të tentojë të rregullojë disi balancat me afrimet në merkato.

Lojtarët e rinj të Partizanit, janë: Marinaj (19), Rrapaj (19), Selita (20), Dajçi (21), Celina (21), Cara (21), Kodra (21), Llanaj (22), Çikani (22), Kote (22), Balla (22) dhe Sota (23). Një tjetër detaj interesant, është se Partizani ka vetëm tri lojtarë që janë në të 30-at. Më veterani, është kapiteni Alban Hoxha (33 vjeç), ndërsa Belica dhe Zhunior janë nga 30 vjeç.

LEXO EDHE  Ndeshja për titull/ Ja si kuotohet fitorja e Florian Markut