Dy të vdekur është bilanci i shpërthimit të një bombole gazi në Greqi. Mediat greke raportojnë se gjyshja u gjet e djegur në banesë, ndërsa nipi i saj 35-vjeçar u hodh nga kati i katërt për t’i shpëtuar flakëve.
Forcat zjarrfikëse bënë të mundur shuarjen e flakëve pa u përhapur në banesa të tjera.
Ndërkohë tashmë ka nisur hetimi për të mësuar shkaqet e shpërthimit të bombolës.