Plagosje me thikë në Tiranë, adoleshenti i shtrirë në tokë, pamjet e para nga vendngjarja

Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë mbrëmje në Tiranë. BalkanWeb” sjell pamjet e para nga vendngjarja, ku shihet një person i shtrirë në tokë.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia, e cila ka rrethuar zonën me shirit dhe vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të plagosjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve të përfshirë.

LEXO EDHE  "As në Bibël as në Kur´an", Goxhaj bën paralajmërimin e frikshëm: Vaksina, gjëra të tmerrshme do ndodhin

I plagosur me thikë ka mbetur një 15-vjeçar, i cili është dërguar me urgjencë në spital dhe nuk dihet gjendja e tij shëndetësore