Pas përfundimit të sfidave kundër Basel, të vlefshme për turin e dytë të kompeticioni më të ri të UEFA-s, Ligën e Konferencës, futbollistët dhe stafi i Partizanit kanë marrë disa ditë pushim.
Që nga dita e premte, futbollistët po çlodhen pas një ngarkesë të madhe dhe pritet të rikthehen në stërvitje vetëm ditën e enjte. Përveç seancave stërvitore, te Partizani po planifikojnë edhe një fazë tjetër përgatitore, për shkak se Kategoria Superiore do të fillojë me vonesë, më 11 shtator.
Kur “demat e kuq” të rinisin stërvitjen, grupit do t’i bashkohet edhe mbrojtësi i majtë, Emiljano Musta, i cili prej më shumë se tri javësh po vuan nga dëmtimi në gju. 29-vjeçari është stërvitur i diferencuar së fundmi, ndërsa ditën e enjte pritet të jetë pjesë e grupit.