Covid-19 në Itali, rritet numri i fataliteteve dhe infeksioneve në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 3,190 raste të reja me koronavirus nga 83,223 teste të kryera.

Në raportimin ditor të rasteve Ministria e Shëndetësisë në vend bëri të ditur gjithashtu se si pasojë e sëmundjes e kanë humbur jetën edhe 20 qytetarë, krahasuar me pesë që u regjistruan një ditë më parë.

Sipas raportimeve, ka një rritje të numrit të pacientëve me simptoma (+116) dhe një rritje në vendet e zëna në njësitë e kujdesin intensiv. Ndërsa, indeksi i pozitivitetit qëndroi në 3.8%.

LEXO EDHE  “Mami më tha ta mbaj gjithë kohës”, 6-vjeçari nuk pranon të heqë maskën para fotografit

Pranimet ditore në spitalet Covid, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, ishin 25 (të dielën ishin 22). Pacientët me simptoma në repartet e zakonshme shkojnë në mbi dy mijë: numërohen 2,070 të tillë, 116 më shumë se një ditë më parë.