Pas Përmetit dhe disa vatrave në Vlorë, edhe në Këlcyrë ka rënë zjarr. Raportohet se 10 hektarë kullota dhe 5 hektarë pyje janë djegur në lartësitë e Ballabanit.
Situata është jashtë kontrollit teksa zjarri ka shkuar deri në zonën e cila përfshin qarkun e Beratit.
Zjarrfikëset e kanë të pamundur të ndërhyjne nga toka prej terrenit të vështirë.