Vazhdon forma e dobët e Bayern Munich, Napoli e mund thellë në “Allianz Arena”

Napoli ka fituar 3-0 miqësoren e luksit të zhvilluar me Bayern Munich në Allianz Arena.

Protagonisti i ndeshjes ka qenë Osimhen, autor i dy golave (69′, 71′) në harkun e dy minutave. Machach (86′) ka shënuar golin tjetër për ekipin e Spalletti-t.

LEXO EDHE  VIDEO/ Florian Marku i papërmbajtshëm, ofendon rëndë kundërshtarin dhe largohet me forcë nga sigurimi

Duhet përmendur se trajneri Nagelsmann kishte ndërruar pothuajse të gjithë ekipin para se takimi të zhbllokohej. Lajmi tjetër i keq për bavarezët ka qenë dëmtimi i Coman pas vetëm 9 minutash lojë.