Tentoi t’i largohej policisë me 40 mijë paund me vete, arrestohet shqiptari në Angli

Një shqiptar, 23-vjeçar është dënuar me 22 muaj burgim në Angli, pasi u kap me shumën e 40 mijë paund në makinën e tij, pas një përndjekjeje të rrezikshme nga policia.

Mediet e huaja bëjnë me dije se shqiptari quhet Florim Sula dhe se përdorte patentë të falsifikuar. Në momentin kur policia rrugore i bëri shenjë të ndalonte, 23 vjeçari i dha më shumë gaz makinës, duke ecur me 100 km në orë, për t’iu larguar policisë.

LEXO EDHE  Kishin paguar nga 15 mijë paund për të udhëtuar drejt Britanisë, kapen 69 shqiptarë

Megjithatë pavarësisht tentativës, shqiptari u kap nga policia vendase. Në makinën e tij u gjendën 40 mijë paund dhe patenta e falsifikuar.

Dje, 30 korrik, Gjykata e Luton e dënim me 22 muaj heqje lirie, për akuzat vozitje  e rrezikshme dhe posedim dokumentesh të rreme identifikuese.

Mësohet se 23-vjeçari, ka thënë në Gjykatë se punonte si kamerier në Shqipëri dhe kishte ardhur në Mbretërinë e Bashkuar për të shlyer një borxh familjar.