Përfaqësues të bizneseve në Vlorë kanë zhvilluar një takim me shefin e komisariatit të qytetit bregdetar.
Ata kanë paraqitur dy kërkesa sa i përket aktivitetit të tyre.
Përfaqësuesit kërkojnë që bizneset e tyre të qëndrojnë hapur deri në orën 02:00 të natës.
Sa i përket muzikës, ata kërkojnë të lejohet deri në mesnatë në lokale e restorante.
Përfaqësuesi i bizneseve, Ervin Sota tha për gazetarët se sot bizneset s’morën asnjë përgjigje, por u është dhënë shpresë për dy kërkesat e tyre.
Ai thotë se bizneset do të mblidhen dhe do të reagojnë pasi duan të punojnë dhe po bllokohen në fashën e orarit ku ka në më shumë punë.