Serbia shqyen Shqipërinë me firmën e Ramës

Nga Boldnews.al

U quajt “Open Balkan” e përkthyer “Ballkan i Hapur”, marrëveshja mes kryeministrit Rama, mikut të tij serb Vuçiç dhe kryeministrit maqedonas Zorana Zaev. Në vitin 2023 dhe në vijim mes tre vendeve pritet që të aplikohet lëvizja e lirë e mallrave dhe njerëzve, pa asnjë barrierë doganore, pa kufij.

E thënë ndryshe, Serbia arriti atë që kishte shekuj që e kërkonte; “Një dalje në detin Adriatik”. Për t’ia arritur atij qëllimi ndër shekuj shkaktoi luftë me shqiptarët, i masakroi, bëri gencid duke shkruar një histori të errët me krime makabre. Por jemi në kohën e Rilindjes së Edi Ramës. Atë që Serbia e kërkoi me luftë dhe krime, duke derdhur gjakun Shqiptar ia ofron Rama si trofe në tavolinë.

Sipas tij, kjo është një nismë që synon një “tjetër botë” në Ballkan dhe se ai si lider që mendon për të ardhmen, madje me haluçinacione mendore se mund të jetë një i “mbinatyrshëm” që bën patriotin në vizitën e tij të parë në Beograd dhe kthehet si nënshkruesi i një “fermani të zi” që nuk është gjë tjetër përveçse “Jugosllavi e madhe”.

Shëtit rrugëve të Shqipërisë, Serbisë, apo Maqedonisë së Veriut duke tentuar të marrë atributet e një “lideri rajonal” dhe për qëllimin aq të ngushtë për protagonizëm politik, ofron si “darkë luksi” politikën më antishqiptare të historisë së shtetit tonë. Po flet për heqje kufijsh mes Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, por ka një kufi të madh me Kosovën dhe për më shumë i ka vendosur edhe një tra në Kukës për të paguar haraçin e dhimbshëm.

LEXO EDHE  Përjashtimi i Berishës, Duka: Po të isha unë Kryetar nuk do e kisha marrë, por Basha...

Quan mik Aleksandër Vuçiç, që në kohën e luftës në Kosovë ishte Ministër i Informacionit, ose i propagandës së Milosheviçit dhe hodhi në gjyq Ramush Haradinaj, që i dha Kosovës gjakun e vellezërve dhe luftoi për ta çliruar. Në Beograd u shfaq si “patriot” duke kaluar trumfshëm edhe në luginën e Preshëvës e më pas në Prishtinë, por sot faktet të vrasin, edhe më shumë se një genocid që të bën i huaji.

Në Luginën e Preshevës “miku i tij Vuçiç” po ndjek politikën e shpopullimit. Po i largon shqiptarët atje nga banesat dhe pronat që i mbrojtën me gjak. Po ashtu kryeministrin aktual Albin Kurti e ka veçuar, duke i futur marrëdhëniet zyrtare Kosvë-Shqipëri gati në një “luftë të ftohtë”.

Dora e Ramës nuk ndalet, ndërsa hodhi firmën për nënshkrimin e marrëveshjes “Open Balkan” duke i ofruar Serbisë “territorin e lirë” shqiptar që të mbysë me mallrat e saj çdo cep të vendit dhe të ulë kostot e transportit të mallrave duke përdorur edhe portet tona. Të gjitha këto bëhen në një situatë të tensionuar Kosovë-Serbi, ku pala serbe nuk e njeh Pavarësinë e Kosvës, madje shkon deri në cinizëm sa të mohojë çdo krim makabër që ka ndodhur. Ashtu si “Ballkani’ i Hapur”, pa kufij, edhe çmenduria e kryeministrit tonë nuk ka më kufi…