• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ora e provës: Lulzim Basha mes Amerikës dhe Berishës

20:22 : 30/07/2021
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Ambasadorja amerikane ka bërë të njohur publikisht të premten se qeveria amerikane kërkon që udhëheqja e PD-ë të largojë Sali Berishën nga grupi parlamentar demokrat dhe të distancohet prej tij.

Një burim diplomatik i ka pohuar Exit News se kjo kërkesë i është bërë kryetarit të PD-së para shumë javësh, menjëherë pasi Berishës iu ndalua hyrja në ShBA nga Sektetari amerikan i shtetit. Është një kërkesë që Bashës i është përsëritur qartë në çdo takim me ambasadoren Kim.

Burimet diplomatike i kanë pohuar Exit se Basha u ka pranuar amerikanëve se e kupton se Berisha duhet të largohet por duke shpjeguar vështirësinë që ai ka për të marrë këtë vendim ka kërkuar kohë që të gjejë një mënyrë të butë për ta arritur këtë gjë.

Por diplomatët amerikanë i kanë bërë të ditur Bashës se cështja nuk mund të zgjatet dhe nëse ai nuk do ta linte Berishën jashtë grupit demokrat parlamentar, qeveria amerikane do të fliste hapur kundër tij dhe udhëheqjes së PD-së.

Kështu, drama e PD-së u shty për në fillim të shtatorit: ose PD do përjashtonte Berishën, ose SHBA do të “përjashtonte” PD-në.

Lexo edhe:

“Mandati i dytë nuk lëviz” / Shehaj: Ja pse nuk mund të bënim koalicion me partitë e reja

Finalja e Europa League/ 80 mijë tifozë udhëtojnë në Bilbao, çmimet e hoteleve rriten me 900%

Por duket se durimi i amerikanëve mori goditje nga Kuvendi i PD-së, gjatë se cilit ndodhën dy gjëra: Kuvendi jo vetëm nuk e preku por as nuk tregoi vetëdije për ekzistencën e “çështjes”, nderkohë që në hapje të Kuvendit, Berisha dhe Basha u takuan dhe folën përzëmërsisht dhe të qeshur me njëri-tjetrin.

Kjo ndodhi u interpretua nga diplomatët amerikanë si shenjë se Basha ishte tërhequr nga ideja e përjashtimit të Berishës nga grupi parlamentar.

Në këto kushte, ambasadorja amerikane duket se vendosi që ta bëjë publike kërkesën e qeverisë amerikane për përjashtimin e Berishës.

Është e paqartë nëse bërja publike e kësaj kërkesë është rritje e trysnisë ndaj Lulzim Bashës, apo një veprim i kërkuar nga Basha për t’i dhënë atij argumentin për të cilin ai ka aq shumë nevojë që t’ja veshë cdo gjë presionit amerikan: ‘nuk kemi çfarë t’i bëjmë amerikanëve, e patë vetë që na kanë vënë një ultimatum që nuk mund ta injorojmë’.

Tani që kartat janë të gjitha mbi tavolinë, Lulzim Basha as nuk mund të bëjë gjysëm zgjedhje dhe as nuk mund ta vonojë zgjedhje: në shtator ai do të zgjedhë mes SHBA-ve e komunitetit ndërkombëtar nga njëra anë dhe Berishës dhe mbështetësve të tij nga ana tjetër.

Cfarëdo zgjedhje të bëjë Basha, ajo gjë do të ndryshojë rrënjësisht PD-në.

Nëse do të zgjedhë Berishë, Basha dhe PD do të izolohen nga faktori ndërkombëtar, i cili do të vazhdojë të mbështesë Ramën përballë Bashës.

Fakti është se PD ka disa vjet që është thuajse e izoluar nga komuniteti ndërkombëtar—sa për shkak të vendimeve të saj ekstreme politike dhe futjes së vendit në disa kriza politike, aq edhe për shkak të paaftësisë të vazhdueshme të PD-së për të krijuar marrëdhënie bashkëpunimi dhe besimi me komunitetin ndërkombëtar.

Kjo alternativë mbart edhe rrezikun që komuniteti ndërkombëtar mund të mbështesë apo investohet në alternativa të reja politike për të rritur konkurencën dhe zbehur peshën e PD-së në elektorat.

Por nga ana tjetër, përjashtimi i Berishës do të jetë gjithashtu goditje e rëndë personale për Bashën brenda PD-së. Një pjesë e anëtarësisë dhe ndoshta edhe disa fiura drejtuese do të dalin hapur ndaj veprimit të Bashës duke shtuar zhgënjimin ndaj Bashës brenda PD-së dhe gërryer ndjeshëm bazën votuese të PD-së, veçanërisht në afat-shkurtër.

Kjo lloj çarje do të përforcohet edhe nga një fakt tjetër: Bashës do t’i duhet që për të përzënë Berishën të promovojë në kryesinë e PD-së dhe në role drejtuese persona të caktuar brenda PD-së, investim personal i Bashës, të cilët janë ndër të paktët të gatshëm të kërkojnë e mbrojnë në publik përzënien e Berishës nga grupi parlamentar.

Por disa prej këtyre personave gëzojnë antipati në rradhët e demokratëve dhe promovimi i tyre do të krijojë pakënaqësi dhe çarje të tjera brenda PD-së çfarë do të gërryejë edhe më shumë bazën e votuesve të PD-së.

Është ironike që Basha ja doli t’i bindë demokratët se edhe pse humbi ai duhet të mos largohet se mund t’i udhëheqë demokratët drejt fitores, tani duhet t’i bindë demokratët se vetëm largimi i Berishës i çon demokratët drejt fitores./Exit.al

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Mandati i dytë nuk lëviz” / Shehaj: Ja pse nuk mund të bënim koalicion me partitë e reja

17:21 : 15/05/2025
SPORT

Finalja e Europa League/ 80 mijë tifozë udhëtojnë në Bilbao, çmimet e hoteleve rriten me 900%

17:17 : 15/05/2025
BOTA

Avioni luftarak rus shkel hapësirën ajrore të NATO-s

17:05 : 15/05/2025
AKTUALITET

53-vjeçari shqiptar futet me armë në aeroplan në SHBA, arrestohet/ DETAJE – VIDEO

17:04 : 15/05/2025
AKTUALITET

Çudira shqiptare/ 49 kandidatë për deputetë s’i besojnë as vetes, dalin me 0 vota!

16:54 : 15/05/2025
SPORT

Pak muaj para merkatos, FIFA “bllokon” 4 ekipet shqiptare

16:53 : 15/05/2025
Para

Berisha: Vendimi non-grata i bazuar tek raportimet e Ramës dhe Soros

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

“Mandati i dytë nuk lëviz” / Shehaj: Ja pse nuk mund të bënim koalicion me partitë e reja

17:21 : 15/05/2025

Finalja e Europa League/ 80 mijë tifozë udhëtojnë në Bilbao, çmimet e hoteleve rriten me 900%

17:17 : 15/05/2025

Avioni luftarak rus shkel hapësirën ajrore të NATO-s

17:05 : 15/05/2025

53-vjeçari shqiptar futet me armë në aeroplan në SHBA, arrestohet/ DETAJE – VIDEO

17:04 : 15/05/2025

Çudira shqiptare/ 49 kandidatë për deputetë s’i besojnë as vetes, dalin me 0 vota!

16:54 : 15/05/2025

Pak muaj para merkatos, FIFA “bllokon” 4 ekipet shqiptare

16:53 : 15/05/2025

Bombardimet izraelite në Rripin e Gazës, shkon në 103 numri i viktimave

16:45 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com