Pandemia/ Gjermania ka hyrë në valën e katërt

Në Gjermani ka filluar vala e katërt e pandemisë COVID-19, tha Lothar Wieler, presidenti i institutit gjerman të Shëndetit Publik, Robert Koch.

“Një vendim se si të vazhdohet në të ardhmen do të merret vetëm më 10 gusht, kur do të mbahet konferenca e radhës mes kancelares, Angela Merkel dhe kryeministrave të landeve, për të vendosur mbi masat e reja antiCOVID-19”, shtoi Wieler.

LEXO EDHE  Erdogan në Asamblenë e OKB: Talebanëve u mungon lidershipi gjithëpërfshirës, ka vetëm disa sinjale ndryshimi

Ai foli gjatë një videokonference me ministren përgjegjëse të Zyrës së Kancelarisë, Helge Braun dhe krerëve përgjegjës për kancelaritë e 16 landeve gjermanë.