Skuadra rrogozhinase, Egnatia, ka bërë zyrtare grekun Timis Bardis. Mesfushori ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me skuadrën e sapo ngjitur në Kategorinë Superiore.
24-vjeçari së fundmi ka luajtur në Izrael me skuadrën e Makabi Ahi Nazareth. Lajmin e zyrtarizimit të Bardisit e ka bërë vetë publike skuadra e Egnatias, ku me anë të një postimi në profilin e saj në rrjetin social “Facebook” i ka uruar mirëseardhjen 24-vjeçarit.