Aksidenti i rëndë, humb jetën 68-vjeçarja

Një grua ka ndërruar jetë dhe dy të tjera kanë pësuar lëndime trupore, si pasojë e një aksidenti të ndodhur në fshatin Sllatinë të Vitisë.

F.H., 68-vjeçare ka arritur pa shenja jete në spitalin e Gjilanit, ka konfirmuar për Express, drejtori i këtij spitali Arsim Emini.

LEXO EDHE  Luan Baçi rrëfen takimin në zyrën e Bashës: Nuk e dhashë dorëheqjen, më vjen keq për mënyrën si u veprua!

Emini tha se të lënduarat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa njëra ka refuzuar të shtrihet në spital, me arsyetimin se trajtimin do ta vazhdojë në Ferizaj. Të trija gratë e aksidentuara janë nga komuna e Ferizajt.

Nuk dihen akoma arsyet e aksidentit të rëndë automobolistik.