Ligji i ri: 3 vite burg për ata që sulmojnë gazetarët dhe kameramanët

Në Maqedoninë e Veriut, është raportuar një ndryshim në Kodin Penal, në lidhje me të drejtat e gazetarëve. Mësohet se personat që sulmojnë gazetarët, kameramanët apo fotoreporterët do dënohen me 3 vite burg. Lajmin e dha Ministri i Drejtësisë.

LEXO EDHE  Koronavirusi në Greqi/ 34 v*ktima dhe 3585 raste të reja

Nga ana tjetër do të ketë ulje gjobash për shpifjet nga media. Ndryshimet do të miratohen në shtator dhe prej atëhere sulmet ndaj punonjësve mediatikë do të trajtohen si sulme ndaj zyrtarëve të shtetit.