Kush e pëson në të vërtetë nga cigarja?

Çdo ditë, në Britaninë e Madhe, prej pirjes së cigareve ndahen nga jeta 200 njerëz. Kjo shifër krahasohet shpesh me rrëzimin e një avioni çdo ditë. Por, çështja është se ku bie ky avion, dhe cilët janë në të vërtetë pasagjerët.

Kësaj çështjeje Sharon Cox, studiuese në University College London, i ka dedikuar një shkrim të publikuar në “The BMJ Opinion”. Ajo u referohet të rejave nga Marmot Review, që thotë se komunitetet më të varfra dhe shtresat e disavantazhuara të shoqërisë janë ato që më së shumti vuajnë nga sëmundje të lidhura me konsumin e cigareve, të cilat kontribuojnë në vdekshmërinë e lartë të këtyre komuniteteve. Pra, avioni metaforik i duhanpirësve që përplaset çdo ditë, përplaset në qytete dhe komunitete të varfëra, duke marrë me vete të ardhura, burime dhe familjarë.

Cox thekson se edhe këta pjestarë të shoqërisë meritojnë vëmendje, dhe jo vetëm pasi të gjithë ta kenë lënë cigaren. Por, çfarë mund të bëhet për t’i ndihmuar?

Të bëhen alternativat pa tym të aksesueshme

Ka gjithmonë e më shumë prova shkencore të cilat tregojnë se alternativat pa tym, si produktet me ngrohje, janë efektive për t’i ndihmuar njerëzit që të lënë cigaren. Këto produkte përcjellin nikotinë, por duke mos u djegur nuk çlirojnë kimikatet e dëmshme të cilat gjenden në tymin e cigares. Konsensusi i studiuesve dhe ekspertëve në Forumin Global të Nikotinës që u mbajt në Liverpul ishte se, duhet të ketë politika lehtësuese për produktet pa tym në mënyrë që ato të jenë sa më të aksesueshme nga kategori që nuk marrin ndihmë për lënien e cigares.

LEXO EDHE  Shihuni mirë para pasqyrës, sytë ju zbulojnë sëmundjen nga e cila vuani

T’u ofrohen zgjedhje

Ndërsa për disa njerëz të lënit të menjëhershëm të cigares ka rezultuar e mundshme dhe e suksesshme, për të tjerë ka qenë e pamundur. Për disa njerëz, përdorimi i ngjitësave të nikotinës për të lënë cigaren, ka rezultuar i suksesshëm, por për të tjerë jo. Ka njerëz të cilët kanë mundur të lënë cigaren vetëm duke kaluar në produkte me ngrohje. Është shumë e rëndësishme që të gjithëve t’u ofrohen mundësi zgjedhjeje.

Të shembet miti se pirja e cigareve të bën mirë për stresin dhe përmirëson humorin

Ndër kategoritë që konsumojnë më së shumti cigare, janë njerëzit me çrregullime mendore. Miti se cigaret të përmirësojnë humorin vetëm sa kontribuon në varësinë e shtresave me nivel të lartë stresi ndaj cigareve.