Gjermania dobët edhe në Olimpiadë, eliminohet në grupe

Pasi dështoi në Kampionatin Europian, Gjermania ka mbyllur një tjetër paraqitje të dobët në futboll, këtë herë në Olimpiadën e Tokios.

Përfaqësuesja e Gjermanisë e ka mbyllur fazën e grupeve në vendin e tretë me një fitore, një barazim dhe një humbje.

Në ndeshjen e tretë në grup Gjermania, barazoi 1-1 me Bregun e Fildishtë, pikë që nuk i mjaftoi për të kaluar më tej, pasi biletën e siguroi kombëtarja afrikane.

LEXO EDHE  Mbyllen ndeshjet e Europa League, supersfida Leicester-Napoli dhuron spektakël por jo fitues. Ja të gjitha rezultatet

Në krye të grupit u rendit Brazili me dy fitore dhe një barazim, ku në ndeshjen e tretë mposhti 3-1 Arabinë Saudite, e cila e mbylli grupin në vendin e fundit.