Gjykata e Elbasanit ka vendosur të lirojë nga qelia djalin e Azem Hajdarit, i cili pak ditë më parë u ndalua, pasi në automjetin me të cilin lëvizte bashkë me dy persona të tjerë, u gjet hashash.
Ka qenë gjyqtari Taulant Tafa, që ka vendosur të lirojë 23-vjeçarin Azem Hajdari, duke e lënë në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Ndërkohë, prokurori Ritvan Sukaj ka kërkuar masën e “arrestit me burg” për Azem Hajdarin.
Djali i Azem Hajdarit u ndalua teksa lëvizte me një automjet tip “Audi”, bashkë me Ergis Gjumsi, që drejtonte mjetin, dhe një vajzë, te Rrethrrotullimi i Bradasheshit. Në automjet, sipas policisë, u gjetën 5 doza hashash.