• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Koncesionari 100 mln euro i laboratorëve, fiton edhe 1 milionë euro të tjera pa garë në QSUT!

09:58 : 26/07/2021
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE, SHENDETI

Nga Boldnews.al

Pak ditë më parë, Boldnews publikoi një investigim, se si Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza po ndihmonte me 100 mijë euro koncesionarin 100 milionë euro të laboratorëve mjekësore. Justifikimi i Enkelejd Jotit në atë tender ishte se “kështu parashikohej në marrëveshjen koncesionare”. Por, pa kaluar disa ditë, vetë Joti e ka shpallur këtë kompani fituese në dy tendera të tjerë, vlera e së cilave është rreth 1 milionë euro.

Boldnews ka siguruar dokumentet e tenderëve të firmosur nga Joti, ku ajo që bie në sy është se në të dy rastet ka marrë pjesë vetëm 1 kompani, “Pegasus”. Madje, me vlerë shumë afër fondit limit, në procedura pa asnjë garë.

Tenderat në shëndetësi kanë qenë gangrenë e madhe në buxhetin e shtetit, teksa oligarkët e kësaj fushe i kanë “prenotuar” me kohë tenderat. Skema e QSUT është se, fillimisht dokumentet i përshtaten kompanisë së preferuar dhe më pas shpallet fituesi. Nga hulumtimet e Boldnews rezulton se QSUT vetëm sa “noterizon” fituesin, i cili garon i vetëm!

Faksimile: Njoftimi i fituesit nga QSUT, ku rezulton se në këtë procedurë ka marrë pjesë vetëm 1 kompani
Faksimile: Njoftimi i fituesit nga QSUT, ku rezulton se në këtë procedurë ka marrë pjesë vetëm 1 kompani

Por, le të analizojmë një procedurë të ndjekur nga QSUT e Enkelejd Jotit. Sipas dokumentit që disponon Boldnews, Joti ka firmosur fituesin e procedurën “blerje materiale mjekësore për kataraktën” për mbulimin e nevojave 24 mujore QSUT.

Lexo edhe:

Aksident i rëndë në aksin Lushnjë-Berat, makina përplas këmbësoren

Wadephul apel vendeve të Ballkanit: Sundimi i ligjit, kusht i panegociueshëm për integrimin europian

Në lotin 1 të këtij tenderi, që bën fjalë për “materiale mjekësore për ndërhyrjen e Kataraktit”, me vlerë 76.852.000 lekë me TVSH, ka marrë pjesë vetëm bashkimi i operatorëve ekonomike “Pegasus” dhe “Gen Alb Farma”. Këto kompani kanë ofruar 76.184.000 lekë, ose shumë shumë afër fondit limit. Kanë lënë vetëm disa qindarka!

Faksimile: Dokumenti që e shpall fituese “Pegasus” në një tjetër tender pa garë nga QSUT

Më sipër faktuam se koncesionari i laboratorëve mjekësore ishte shpallur fituese e 760 milionë lekëve pa garë nga QSUT. Ndërkohë, më poshtë do të publikojmë një tjetër procedurë, sërish me të njëjtën skemë.

Drejtori i QSUT ka shpallur fituesin e tenderit “blerje materiale mjekësore për kataraktën”, për lotin 2 “materiale të përshtatshme për aparatin Alcon Infinity ose ekuivalent” me fond 22.002.000 lekë. Kompania e vetme në këtë procedurë ishte “Pegasus”, e cila ofroi 21.852.000 lekë të reja. Pra, vetëm 150 mijë lekë më pak sesa fondi limit, ose 99 % e fondit të akodruar.

Të dyja procedurat duket se janë bërë formale, duke i dhënë në total rreth 1 milionë euro pa garë. Kujtojmë se “Pegasus” është fituese e koncesionit 10 vjeçar të laboratorëve mjekësorë, marrëveshje nga e cila do të marrin mbi 100 milionë euro. Një koncesion shumë i debatuar, pasi një hallkë kyçe në shëndetësi i kalon privatit, ky i fundit po e ushtron aktivitetin brenda ambienteve të shtetit.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksident i rëndë në aksin Lushnjë-Berat, makina përplas këmbësoren

18:05 : 16/11/2025
AKTUALITET

Wadephul apel vendeve të Ballkanit: Sundimi i ligjit, kusht i panegociueshëm për integrimin europian

17:47 : 16/11/2025
AKTUALITET

Protesta e 17 nëntorit/ Boçi: Pushteti ka hyrë në xhepat e shqiptarëve, kupa është mbushur

17:37 : 16/11/2025
BOTA

Gazi amerikan kalon nga Greqia drejt Ukrainës, furnizimi nis nga janari

17:29 : 16/11/2025
BOTA

Trump paralajmëron aksion në Venezuelë, SHBA grumbullon 15 mijë trupa ushtarake në Karaibe

17:16 : 16/11/2025
RAJONI

Makina me emigrantë bie në greminë, raportohet për një të vdekur dhe disa të plagosur

16:54 : 16/11/2025
Para

Reperi i famshëm akuzohet për abuzim seksual ndaj një 17-vjeçari dhe 21 krime të tjera

TË GJITHA

Aksident i rëndë në aksin Lushnjë-Berat, makina përplas këmbësoren

18:05 : 16/11/2025

Wadephul apel vendeve të Ballkanit: Sundimi i ligjit, kusht i panegociueshëm për integrimin europian

17:47 : 16/11/2025

Protesta e 17 nëntorit/ Boçi: Pushteti ka hyrë në xhepat e shqiptarëve, kupa është mbushur

17:37 : 16/11/2025

Gazi amerikan kalon nga Greqia drejt Ukrainës, furnizimi nis nga janari

17:29 : 16/11/2025

Trump paralajmëron aksion në Venezuelë, SHBA grumbullon 15 mijë trupa ushtarake në Karaibe

17:16 : 16/11/2025

Makina me emigrantë bie në greminë, raportohet për një të vdekur dhe disa të plagosur

16:54 : 16/11/2025

Shqipëri-Angli/ Silvinjo me surpriza, Tuchel nuk kursen yjet! Publikohen formacionet zyrtare

16:44 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com