VIDEO/ Vasili: Rama jep miliarda për PPP dhe koncensionet, lë pa fonde Gjykatën Kushtetuese

Petrit Vasili, nënkryetar i LSI, ka publikuar në rrjet një pjesë nga fjalimi i Kryetares në detyrë të Gjkatës Kushtetuese, Vitore Tusha, e cila ankohet për mungesë fondesh.

Vasili shkruan se ndërsa Rilindja e Edi Ramës jep miliona euro pëër koncensionet dhe PPP, ka lënë pa fonde Gjykatën Kushtetuese.

Sipas Vasilit, Kuvendi që miratoi ligje për të vjedhur miliarda apo ku ndryshohet Kushtetuta, nuk miraton fondet e nevojshme për Gjykatën Kushtetuese.

Vasili shprehet se e gjithë kjo ndodh pasi Rilindasit që gjoja çirren për drejtësinë e re, nuk duan që Kushtetuesja të jetë funksionale, pasi nuk duan që të ndëshkohen për shkeljet Kushtetuese që kanë bërë.

Postimi nga Petrit Vasili

Skandali! Rilindja e lë Gjykaten Kushtetuese pa buxhet!(VIDEO)

Shiheni se çfare ka thene Kryetarja e Gjykates Kushtetuese Vitore Tusha, vetem dy dite me pare, ne pershpirtjen e 5 vjetorit te Reformes ne Drejtesi, duke deklaruar se Kuvendi nuk ju ka miratuar buxhetin!

Dhe flasin per Reformen ne Drejtesi keta!

LEXO EDHE  Nard Ndoka: Dorëheqja do të ishte kapak floriri për Bashën

Dhe mbajne nga nje pershpirtje çdo vit ku qajne e lajne per Reformen ne Drejtesi keta. Dhe japin miliarda per koncesione, tendera sekrete dhe PPP keta.

Ndersa per Gjykaten Kushtetuese nuk kane fonde keta rilindasit. Ne Kuvendin ku ndryshojne Kushtetuten dhe miratojne ligje per te vjedhur miliarda nuk miratojne fondet e nevojshme per Gjykaten Kushtetuese keta rilindasit.

Dhe keta rikindasit qe e ” dashurojne me zjarr” Reformen ne Drejtesi, kane paturpesine te lene gjykaten me te rendesishme te shtetit Gjykaten Kushtetuese pa fonde.

Sepse nuk duan qe te funksionoje Gjykata Kushtetuese keta rilindasit

Sepse duan qe pandeshkueshmeria te mbreteroje per keta rilindasit.

Sepse duan te grabisin miliarda pa ju hyre nje gjemb ne kembe keta rilindasit.

Kjo eshte ” dashuria” e helmuar per reformen ne drejtesi, qe ndjejne keta rilindasit, sepse keta rilindasit dashurine e vertete e kane per padrejtesine dhe pandeshkueshmerine.

Shiheni VIDEON dhe perbuzini hipokritet dhe demagoget, qe flasin per Reformen ne Drejtesi.