Bota në ankth/ Biden mbledh aleatët kundër Kinës

Zhvillim i rëndësishëm në arenën globale. Dy fuqitë më të mëdha të Botës, SHBA dhe Kina ndodhen në prag të përplasjes gjigande.

Në Uashington është pranuar se shpresat dikur të gjalla për shfaqjen e një Kine të lirë, demokratike, të shkaktuara fillimisht nga vizita e Richard Nixon në vitin 1972, tashmë janë fundosur pa lënë gjurmë. Regjimi i Presidentit Xi Jinping përshkruhet si një “rival i përjetshëm”, “kundërshtar strategjik” ose dhe një “kërcënim i jashtëm”. BE, NATO, Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët rajonalë bien gjerësisht dakord: epoka e bashkimit ka përfunduar.

Ajo që mungon është marrëveshja mbi hapin e radhës. Pika në të cilën politika e përbashkët çalon, mund të jetë gjithnjë e më e rrezikshme mes përplasjeve pothuasje të përditshme me udhëheqjen agresive dhe autoritare të Xi Jinping.

Nëse s’ka të bëjë me abuzimin e të drejtave të njeriut, sulmeve kibernetike dhe tregtisë, ka shumë më shumë se kaq: është Tajvani, vizat, spiunazhi, mosmarrëveshjet detare, kufiri Indian dhe pretendimi i marrjes së pengjeve.

LEXO EDHE  Mutacioni “Delta” dhe fëmijët, sa i madh është rreziku?

Herët a vonë, do të ndodhë një shpërthim. Megjithatë zëvendësimi i marrëveshjes me konfrontim është i pamatur nëse Perëndimi nuk përgatitet të vendosë paratë, muskujt politikë dhe forcat ushtarake në punë.

Plani i Xi Jinping është të rikthejë Kinën në majat më të larta dhe është i vendosur me hir apo pahir ta realizojë këtë gjë. Një shkallë e ngjashme e angazhimit të përbashkët perëndimor dhe unitetit mungon.

Për Mike Pompeo, sekretarin e shtetit të Donald Trump, dhe një kandidat të mundshëm republican për President në vitin 2024, sfida është vërtet ekzistenciale.

Ai tregon se një parti fanatike komuniste marksiste-leniniste është e angazhuar në një përpjekje të vazhdueshme për të zëvendësuar Amerikën si fuqinë e vërtetë më të madhe të botës dhe për të vendosur modelin e saj të qeverisjes si normë për të gjitha kombet