Skema e mashtrimit 4 milionë euro/ Zbardhen dëshmitë! Ja çfarë thanë para gjykatës të arrestuarit

Janë zbardhur rrëfimet në seancë gjyqësore, të 4 personave se në mashtrim kompjuterik zhvatën 4 mln euro nga kompani në 9 shtete nga SHBA në Filipine.

Donald Anu i cili konsiderohet protagonisti kryesor i skemës së mashtrimit kompjuterik i tha Gjykatës se zotëron një master në teologji.

‘’Jam konsulent biznesni. Kam ardhur në Shqipëri 2 vite më parë fillimisht për vizitë, por më pas vendosa të bëj biznes. Një miku im më ndihmoi të bëja dokumentat dhe biznesi që unë do të hapja ishte biznes kafeje. Duke qenë se skam patur leje qëndrimi, mora identetin e mikut tim nigerian Ugochukëu Emmanuel Emereibenu. Ai më dha identitetin dhe vijova punën këtu. Më pas do të vinte ai që do të vijonte biznesin. Duke qenë se nuk kisha të drejtë të hapja biznes, thirra dy miqtë shqiptarë Xhentil Kupe dhe Fatbardh Danja të hapnin kompani’’.- tha Donald Anu.

Ndërkohë e arrestuara tjetër, Maria Goufan ka rrëfyer se:

‘’Kam ardhur në Shqipëri për të luajtur futboll. Duke qenë se paga nuk më mjaftonte kam filluar punën në Call Center. U njoha me Donald Anu para 2 vitesh dhe s’kam pasur dijeni për aktivitetin e tij. Kam shkuar vetëm një herë në bankë me Xhentil Kupen me qëllim që bisedën që do të bënte me bankën, me punonjës duhet tia përktheja e tia transfmetoja Donaldit se ai nuk di shqip.”

Prokuroria sqaron se bëhet fjalë për 41 mijë euro që Xhentil Kupe do të tërhiqte nga llogaria e tij nga kompania që kishte hapur për shitje diamantesh.

LEXO EDHE  Vokshi: E turpshme që Rama i përdor gratë si statistikë

Xhentil Kupe rezulton ndërkohë edhe i arrestuar në 2010 për vjedhje ikonash teksa para togave të zeza ka thënë se ‘’Donaldin e kam njohur përmes motrës së tij, Evelin.’’

Evelin ndërkohë sipas Prokurorisë është e arrestuara kamerunase Marie Goufan.

‘’Duke qenë se nuk mund të hapte kompaninë, ma kërkoi si nder. Pyeta Evelinën nëse kishte probleme ligjore, dhe ajo më tha se jo. Çdo gjë e ligjshme, sepse lekët kalojnë në bankë.’’- shtoi Kupe.

I arrestuari tjetër Fatbardh Danja i cili rezulton pronar i ‘’LekliFarm Global Shpk’’ thotë se këtë kompani e ka hapur për të ndihmuar Donald Anu dhe nuk e ka idenë çfarë ka ndodhur.

“Jetoj me qira, jam i divorcuar, dhe nuk e kam idenë për çfarë jam këtu. Nuk e kam idenë çfarë do të thotë mashtrim kompjuterik. Hapa kompaninë për të ndihmuar afrikanin.”– rrëfeu Danja.

Prokuroria ndërkohë është vënë në lëvizje për këtë skemë nga një bankë e nivelit të dytë e cila ishte informuar nga një përfaqësues i një kompanie ndërkombatere se nga një llogari në Shqipëri po ndërhyhej dhe po devijoheshin transfertat bankare. E para transfertë ishte nga Polonia, 300 mijë euro.

Ndërkohë është dhënë dhe nga Barclays Bank në Londër e cila gjithashtu ka sinjalizuar një transfertë të dyshimtë të kompanisë ‘’Lekli Farm Global’’. Këtu ka marrë kuptim gjithçka dhe ka filluar një hetim për të zbuluar skemën e mashtrimit kompjuterik nëpërmjet postës elektronike të kamerunasit Donald Anu dhe të tjerëve që kanë përvetësuar rreth 4 milion euro nga ky aktivitet. /BW