Distria Krasniqi i ka siguruar medalje olimpike Kosovës në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, duke rrëmbyer medaljen e artë.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, i është gëzuar fitores së Distrias. Ajo shkruan në rrjetet e saj sociale ku ndiqet nga mijëra persona anë e mbarë botës, se Kosova la gjurmë në lojërat olimpike ‘Tokio 2020’ duke fituar medaljen e artë.
“Urime Distria Krasniqi, Kosova lë gjurmë në ‘Tokio 2020’, Distria Krasniqi fiton medaljen e artë olimpike”, shkroi këngëtarja.