Fërkimi i makinave shkaku i sherrit në Tiranë/ Një nga të plagosurit në gjendje kritike për jetën

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me atentatin e ndodhur sot në Tiranë, ku u plagosën dy persona.

Deri tani bëhet me dije se Jetmir Marashi ndodhet në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë për jetën.

Në vendngjarje kanë qenë disa të shtëna me armë zjarri. Dyshohet se autori ka përdorur një pistoletë. Bëhet me dije se përplasja ka qenë për motive banale.

Nuk dihet nëse mes autorit dhe të plagosurve ka pasur apo jo konflikte më herët. Sherri besohet se ka ndodhur, për shkak të reagimit të ashpër të njërës palë, për fërkimin e automjeteve.

LEXO EDHE  Takimi me anëtarët e PD, Berisha: Basha nuk është lider, sot betohet në Kuvend vasali i Vuçiç

Autori po ashtu mësohet se është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Në vendngjarje ka qenë një patrullë policie, e cila dyshohet se ka pikasur makinën, me të cilën është larguar autori.

Po ashtu, bëhet me dije se është bërë i mundur identifikimi i autorit dhe po punohet për kapjen e tij.