Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Roskovec, njoftoi këtë të Premte policia lokale.
Burime zyrtare sqaruan se në fshatin Ngjeqar, pas një konflikti për motive të dobëta, është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi E.H., 40 vjeç.
Ky i fundit, pasi mori mjekim në spitalin e Fierit, u largua për në banesë.
Të njëjtat burime shtuan se pas marrjes së informacionit, në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë, që bënë identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar: shtetasit U.S., 50 vjeç.