Vetëvritet me armë zjarri biznesmeni në Fier

Foto ilustruese

Pronari i një dyqani në Fier është vetëvrarë me armë zjarri këtë të Enjte në Fier.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:10, në lagjen “Kongresi i Përmetit”.

“A.A., 47 vjeç, banues në Fier, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë në dyqanin e tij suvenir”, konfirmuan burime zyrtare nga policia.

LEXO EDHE  Berisha: Vendimi non-grata i bazuar tek raportimet e Ramës dhe Soros

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, shtuan të njëjtat burime.