Një shtëpi dy katëshe është përfshirë nga flakët e zjarrit në orët e vona të mbrëmjes së të mërkurës në Kurbin.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në në Milot,Kurbin, ku ka rënë zjarr në banesën e shtetasit M.C..
Fatmirësisht nga flakët nuk ka të lënduar vetëm dëme materiale.
Informacioni paraprak:
“Më datë 21.07.2021, rreth orës 23:45, në Milot,Kurbin, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit M.C., ku ka vetëm dëme materiale.
Mënjëherë kanë shkuar në vendngjarje shërbimet e Policisë dhe zjarrëfikses.
Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.