Humbja e Vllaznisë, Brdaric nuk ka dyshime: Jam 100% i bindur për përmbysjen në “Loro Boriçi”

Thomas Brdariç është i bindur se Vllaznia do të përmbysë humbjen e sotme ndaj AEL në sfidën e kthimit në shtëpi përballë skuadrës qipriote. Në fjalët e tij pas sfidës, tekniku i shkodranëve theksoi se kishte besim që situata do të ndryshonte në “Loro Boriçi” dhe se humbja e sotme do të shërbente si eksperiencë për ekipin.

“Jam besimplotë për ndeshjen e dytë se sot skuadra tregoi një paraqitje të mirë. Edhe kur nuk kishim topin, në minutat e fundit të pjesës së parë ne bëmë presing, nuk i lejuam të bënin lojë. Ata kanë lojtarë të mirë me cilësi individuale dhe ata shënuan një gol në shtesë, por mund ta pranojmë një gjë të tillë.

Duhet të ishim më të vendosur në zonën kundërshtare. Por krijuam 2-3 situata të mira. Skuadra bëri sot një punë të mirë, por shpesh duhet fat të gjesh rrjetën. Mendoj se në përgjithësi është një eksperiencë e mirë për ne dhe mendoj se në Shkodër do të jetë një ndeshje e ndryshme.

LEXO EDHE  Hakimi bën sulmuesin për PSG-në, i jep fitoren në minutën e fundit

Problemet fizike? Nëse nuk je në 100% është e vështirë të luash futboll, por bëmë më të mirën dhe shpresoj që në javën e ardhshme, në ndeshjen e kthimit të gjithë të jenë në gjendje të mirë shëndetësore.

Çoba dhe Paloka? Ne mbështetim gjithmonë lojtarët që e meritojnë të luajnë, këtë vit mund të jetë ndryshe se kemi cilësi te të rinjtë. Por edhe ata duhet të mësojnë që të tregojnë në stërvitje përkushtim, të bëjnë maksimumin për t’u përmirësuar. Ne i kemi hedhur në fushë dhe ata duhet të shfaqen më profesionalisht.

A besoni në përmbysje në “Loro Boriçi”? 100%”, ishte përgjigja e Brdariç.