Humbën në Llogara, policia gjen çiftin e turistëve francezë

Pas disa orësh kërkimesh, Policia ka mundur të gjejë çiftin francez të turistëve, të cilët humbën në pyllin e Llogarasë pasditen e sotme.

Ata u gjetën në afërsi të gjirit të Gramës, Nga raportimet mësohet se turistët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, pavarësisht se kanë ndenjur për disa orë pa ujë dhe pa ushqim.

LEXO EDHE  FOTO/ Shmanget tragjedia në aeroportin e Athinës, çfarë i ndodhi avionit me 248 persona në bord

Policia i ka shoqëruar më pas në hotelin ku po qëndronin.