Eugena Tomini tregon se ku ndryshon varianti ‘Delta’ nga Covid-19

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini, e ftuar në “Opinion”, në News24, foli për situatën e koronavirusit në vend dhe nëse është vërtetuar prania e variantit ‘Delta’. Tomini tha se ka sinjale dhe elementë të dyshimtë për mbërritjen e këtij varianti, por që priten rezultatet nga laboratori i Berlinit.

Sipas zv.ministres së Shëndetësisë, varianti ‘Delta’ është shumë herë më i transmetueshëm dhe shoqërohet me dhimbje koke, por ndryshe nga Covid-19, nuk janë prezente nuhatja dhe shija.

“Ne kemi mëse dy javë që flasim për sinjale dhe elementë të dyshimtë. Me t’u marrë kampionet e dyshuara, janë dërguar në Berlin. Elementë sinjalistikë të diagnozës laboratorike u mbështetën edhe nga të dhëna epidemiologjike. Njerëzit që kanë pasur këto elementë të dyshimtë janë izoluar patjetër. Sëmundja transmetohet përmes spërklave, por transmetueshmëria e tij është shumë herë më e lartë. Absolutisht, Shqipëria nuk mund të bëjë përjashtim. Ashtu siç ka thënë dhe OBSH, në gusht do të shënohet piku i variantit ‘Delta’.

LEXO EDHE  Denoncimi ‘bombë’/ Operacioni i djeshëm në Tiranë u dekonspirua nga agjentët civilë, policia humbi 100 mijë euro

Po cilat janë simptomat e këtij varianti dhe si duhet ta dallojmë nga Covid-19?

Ka shenja më të lehta se Covid-19, nuhatja dhe shija nuk janë prezentë, por është dhimbja e kokës. Nuk duhet neglizhuar nga asnjë, edhe nga ata që janë vaksinuar.

Ashtu si me Covid-19, edhe me këtë variant fëmijët preken, por nuk janë me simptoma apo raste të rënda klinike. Është shumë e rëndësishme që të mos neglizhohet asnjë shenjë klinike. Qytetarët duhet të vaksinohen me të dyja dozat. Popullata duhet ta kuptojë që janë në kohën e duhur për t’u vaksinuar, tani është koha për të mos e humbur kohën për t’u vaksinuar.