Defekt në linjën e tensionit, prej tre ditësh pa energji elektrike disa fshatra në Lezhë

Një defekt në linjën e tensionit të ulët ka lënë pa energji elektrike disa fshatra në Lezhë.

Fshatrat Grykë Zezë, Grykë Manati, Malësi e Lezhës e Patalej prej tre ditësh janë pa energji elektrike për shkak të këtij defekti.

LEXO EDHE  "Trualli te Teatri, Erion Braçe i pari që do shkojë në SPAK", paralajmërimi i aktivistes

Kjo situatë ka shkaktuar vështirësi për banorët, për shkak edhe të temperaturave të larta.

Ndërsa, nga OSHEE është bërë e ditur se po punohet për riparimin e defektit.