Pas shumë vitesh bashkëjetesë, gruaja i organizon Salsano Rrapit dasmën surprizë buzë detit (FOTO)

Moderatori Salsano Rrapi dhe partnerja e tij, Erjola Kakeli, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre shumë vjeçare mbrëmjen e kaluar në jugun e Shqipërisë.

Me një festë surprizë në ditën e lindjes, Erjola e ka surprizuar Salsanon duke i vënë unazën në gisht, moment të cilin e kanë dëshmuar gjithë miqtë e pranishëm në festë. Pjesë e festës kanë qenë personazhe të njohura të ekranit, kryesisht kolegë të çiftit.

LEXO EDHE  Ish-kokurrentja e ‘Përputhen’, në pritje të ëmbël për herë të parë ?

Salsano dhe Erjona bashkëjetojnë prej shumë vitesh dhe momentin më të ëmbël vendosën ta shijojnë pa shumë zhurmë.